Celebrities Gossip Showbiz

Hapet zarfi i zi në “BBV3”, banori shkon në nominim!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Në shtëpi ka mbërritur një zarf i zi, teksa banorët janë habitur. Pasi e shohin, me të bërtitura lajmërojnë edhe të tjerët nëpër shtëpi, por askush nuk e ka lejen për ta lexuar. Gjatë ‘prime’ të sotëm, është lexuar përmbajtja e zarfit të zi.

Banorë, një nga rregullat kryesor të “BBV” është të mos diskutoni nominimet. Ky rregull është thyhet nga Gazi, kështu që Vëllai i Madh ka vendosur ta çojë në nominim.

Ka qenë Gazi ai i cili ka tërhequr Vesën dhe Artën mënjanë në oborr ku kanë biseduar mbi një strategji për eliminimin e Ilnisës. Me shkeljen e rregullave, Vëllai i Madh ka dërguar në shtëpi një zarf i zi me një penalitet, nominimin.