Rajoni

Haradinaj thërret një mbledhje urgjentë të Këshillit të Sigurisë së Kosovës

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur sot një mbledhje urgjentë të Këshillit të Sigurisë së Kosovës.  Zhvillimi i saj pason skenarët për trazira të mundshme në veri, lidhur me informacionet se serbët atje mund të shpallin Autonominë, për shkak se Prishtina nuk po formon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe. Haradinaj do të vlerësojë gjendjen e sigurisë në Kosovë.