E ftuar mëngjesin e sotëm në studion e “Wake Up”, ka qenë Heidi Baci, të cilës së fundmi i është besuar roli i moderatores së “Big Brother Fan Club”, që nis më 5 janar në ekranin e Top Channel. Por si e sheh ajo këtë eksperiencë të re dhe çfarë parashikon në vazhdim, Heidi na ka zbuluar vetë më shumë…
Si i sheh banorët e këtij edicioni, e gjen veten tek ndonjëri?
Nuk e gjej veten deri tani te asnjëri. Lojtarët janë shumë të qetë dhe më pëlqen ky miksi, disa janë të fokusuar te loja dhe disa duan ta shijojnë. Vjet ka qenë e theksuar kjo pjesa e fokusit tek loja. Janë shumë të freskët tani, është ende herët. Unë ia di të gjitha fazat. Tani është kjo qetësia, pastaj fillon faza e paranojave. Kam parë Rozanën që impenjohet. Gerta më pëlqen, sepse është duke analizuar, është e rëndësishme në fillim. Besoj se ato do bëhen kundërshtare.
A mendon se do të krijohen çifte këtë edicion?
Deri tani nuk shoh çifte. Por mendoj se do ketë, si çdo vit, sepse është në natyrën njerëzore. Janë dhe shumë beqarë aty.