Supermodelja e njohur Heidi Klum është rikthyer në kopertinën e revistës prestigjioze PEOPLE, ku ka rrëfyer detaje nga karriera, jeta personale dhe si ka ruajtur vetëbesimin ndër vite.
Në moshën 52-vjeçare, Klum vazhdon të jetë aktive në botën e modës dhe televizionit, ndërsa është gjithashtu nënë e katër fëmijëve.
Nuk kam pasur kurrë problem të jem vetvetja. Edhe me të brendshme, unë nuk fshihem në ndonjë cep
-shprehet ajo me sinqeritet.
Heidi kujtoi fillimet e saj si modele në Gjermani dhe suksesin e madh që erdhi pas kopertinës së “Sports Illustrated” në vitin 1998, që e bëri të njohur në mbarë botën dhe e futi në radhët e “Engjëjve” të Victoria’s Secret.
Përveç modelimit, Klum ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në televizion si producente dhe prezantuese në “Project Runway”, “Germany’s Next Top Model” dhe “America’s Got Talent”.
Në intervistë, ajo foli edhe për sfidat dhe gëzimet e mëmësisë, duke kujtuar se shpesh ka punuar duke pasur fëmijët e vegjël pranë.
Tashmë, ajo është rikthyer në “Project Runway” me të njëjtin pasion për modën dhe vlerësimin për talentet e reja.
Jam ende e mahnitur nga njerëzit dhe ajo që mund të krijojnë
-u shpreh Klum, duke treguar se energjia dhe origjinaliteti i saj nuk kanë ndryshuar me kalimin e viteve.