Çdo vit, yjet e kinemasë dhe modës mblidhen në një nga eventet më prestigjioze të botës – Festivalin e Filmit në Kanë – ku parakalojnë në një tapet të kuq plot shkëlqim dhe elegancë. Këtë vit, supermodelja dhe personaliteti televiziv Heidi Klum rrëmbeu vëmendjen me një fustan mahnitës sirenë, në ngjyrë argjendi, firmosur nga Elie Saab.

Fustani me shkëlqim, i kombinuar me flokët e valëzuara që i binin natyrshëm mbi supe, i dha Klum një pamje magjepsëse.
Sipas udhëzimeve zyrtare të Kanës, “veshjet voluminoze me bisht të gjatë, që pengojnë lëvizjen e të ftuarve apo vështirësojnë akomodimin në teatër, nuk lejohen”.
Kjo vjen në kuadër të një serie rregullash të reja që synojnë të ruajnë rregullin dhe elegancën pa e tejkaluar në ekstravagancë apo ekspozim.
Megjithatë, Heidi Klum mbetet një nga figurat më të komentuara dhe të admirueshme të mbrëmjes, pavarësisht se fustani i saj shkëlqyes ka kaluar përtej kufijve të lejuar nga protokolli i eventit.