Piloti i Formula 1, Ljuis Hemilton është parë në një klub nate në Monako me modelen dhe influencuesen ruse Violeta Bert, ish e dashura e përfolur e futbollistit Mikhailo Mudrik dhe më pas e Ueston MekKeni.
Pamjet në rrjetet sociale tregojnë çiftin në një klub dhe duke kërcyer afër njëri-tjetrit, vetëm pak orë pas përfundimit të Çmimit të Madh të Monakos.
Vetë Bert ka publikuar foto nga fundjava në Monako, ndërsa Hemilton, i cili së fundmi mohoi të jetë në një lidhje, duket se po i ndryshon prioritetet.
Kujtojmë se Bert ka mohuar më parë çdo lidhje romantike, por këtë herë pamjet flasin vetë.
Në janar, Mail Sport raportoi se futbollisti Mudrik dhe Bert, të cilët nuk e kishin konfirmuar kurrë publikisht lidhjen e tyre, ishin ndarë, ndërsa modelja kishte nisur një romancë me lojtarin e Juventusit, Ueston MekKeni.
MekKeni dhe Bert raportohej se kishin shkuar për një udhëtim romantik në resortin luksoz të skive në Courchevel të Francës, por influencuesja mohoi me shpejtësi në rrjetet sociale se ishte në shoqërinë e ish-lojtarit të Premier League.
“Njoftim për thashethemet e rreme,” shkroi ajo në janar. “Nuk kam lënë askënd dhe nuk jam në lidhje me askënd! Dhe nuk kam konfirmuar kurrë asnjë lidhje!”
Megjithatë, Bert mund të përballet me më shumë zëra pas daljes së videove të saj me Hemiltonin, ku çifti shihet duke kercyer në një klub nate në Monte Karlo, pas fundjavës së garës.
Hemilton është përfolur së fundmi për një lidhje të mundshme me aktoren kolumbiane Sofia Vergara, me të cilën u pa shpesh në janar, por raportimet thonë se gjithçka përfundoi në fund të marsit.
Më parë, piloti i Ferrarit është përfolur për lidhje me Nicole Scherzinger nga Pussycat Dolls, këngëtaren Rita Ora dhe modelen Camila Kendra.