Një 30-vjeçar në Teksas ka ndërruar jetë pasi hëngri ostrike. Autoritetet thanë se shkaku i vdekjes i atribuohet Vibrio Vulnificus, një bakter detar që mund të infektojë njerëzit që hanë butak të papërpunuar ose që notojnë në ujëra të ngrohta dhe kanë një plagë të hapur në trupin e tyre.
Edhe pse është jashtëzakonisht e rrallë të ndodhë, me 150 deri në 200 vdekje të regjistruara çdo vit, hulumtimi i fundit i kryer në Universitetin Atlantik të Floridës raportoi se bakteret “mishngrënëse” Vibrio mund të shkaktojnë vdekjen tek njerëzit që kanë rënë në kontakt me mjedisin detar. I riu kishte probleme shëndetësore, konkretisht me mëlçinë.