Në vitin 2015 në Shqipëri nisi për herë të parë aplikimi i sistemit të patentës me pikë. Sipas statistikave të Policisë Rrugore dhe Drejtorive të Transportit, nga ajo periudhë e deri më tani, 326 drejtues mjeti kanë humbur totalisht 20 pikët. Kjo i ka detyruar ata të kryejnë sërish provimin e kualifikimit për rimarrjen e lejes së drejtimit. Ndërkaq pikë nga patenta u janë zbritur edhe 38 mijë shoferëve të tjerë, të cilët kanë kryer shkelje të kodit rrugor. Tejkalimi i shpejtësisë, lëvizja në korsitë e emergjencës, drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, janë disa nga shkeljet që u kushtojnë më shumë drejtuesve të mjeteve. Ndërsa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit, rrugorët i kanë kërkuar kuvendit 10–fishimin e gjobës.