Andras Arato, inxhinieri elektrik hungarez që bota e njeh si “Hide the Pain Harold”, ka treguar historinë e vërtetë pas fotos që e bëri të famshëm në internet. Imazhi, ku ai shihet duke buzëqeshur para një kompjuteri me një gotë në dorë, nisi të qarkullonte në rrjetet sociale disa vite më parë, duke u kthyer shpejt në një nga memet më të njohura globalisht.
Sot, në moshën 80-vjeçare dhe prej kohësh në pension, Arato pranon se fama i erdhi pa e kërkuar.
Në një intervistë për “BuzzFeed”, ai zbuloi se fotografia ishte realizuar gjatë një sesioni fotografik rreth dhjetë vite para se të bëhej virale.
Fotografit i pëlqyen fotot dhe bëri versione të ndryshme — si piktor, mjek apo mësues
Fillimisht, reagimi i tij nuk ishte pozitiv.
E kuptova që u bëra meme muaj më vonë. Në fillim u tmerrova
Megjithatë, pas disa vitesh, ai arriti ta pranonte fenomenin dhe madje të përfitonte nga fama e papritur.
Kjo më solli mundësi të reja. Njerëzit nuk besonin se ishte e vërtetë, mendonin se memet ishin bërë me Photoshop
-shpjegoi ai.
Pavarësisht se janë kaluar vite, imazhi i tij vazhdon të qarkullojë në WhatsApp dhe rrjetet sociale, duke mbetur një ikonë humori në internet.