Rajoni

Hiqen barrierat tregtare për produktet bujqësore nga vendet fqinje në Kosovë

Nga sot Kosova nuk ka më  barriera tregtare për produktet bujqësore nga vendet fqinje pasi masat e vendosura së fundmi nga Prishtina kërcënuan të shkaktonin një luftë tregtare. Qeveria e Kosovës i kishte vendosur për të mbrojtur prodhimin e saj të brendshëm. Ato përfshinin tarifa doganore prej 30 për qind mbi importet e 21 llojeve frutave dhe perimeve nga Shqipëria, Bosnja, Maqedonia, Moldavia, Mali i Zi dhe Serbia.