Ai nuk është vetëm një emër i njohur në botën e sportit por edhe një person për t’u marrë shembull. Mbrojtësi afrikan, Sol Bamba u diagnostikua me kancer në vigjilje të Krishtlindjeve në vitin 2020 dhe teksa jeta e tij pritet të venitej, në fakt ndodhi e kundërta pasi ai sot do të luajë kundër skuadrës së Çelsit në kupën FA.

Në një intervistë për mediat angleze, 37 vjeçari tregoi për periudhën e vështirë që kaloi duke shprehur se:
Unë dhe gruaja ime i thamë fëmijëve që kisha kancer dhe do të bëja kimioterapi. Vajza ime që në atë kohë ishte 9 vjeçe erdhi dhe më tha, ‘ A do të vdesësh?”. Kjo më lëndoi shumë, por në një moment mendoja që mund të ndodhte. Nuk dija se çfarë të thoja. Ata i druheshin më të keqes. Por kur nisa kimioterapinë nuk mendova më. U fokusova që të isha më i fortë.

Tani lojtari është rikthyer më i fortë se kurrë dhe do të kërkojë që të eliminojë Çelsin nga Kupa FA. Dy vajzat e tij, djali, partnerja dhe nëna do të jenë të gjitha në Riverside këtë mbrëmje duke brohoritur heroin e tyre. Vajza e tij më e madhe, 15 vjeç, është një tifoze e Chelsea.