Aktualitet

Shkelën masat anti-koronavirus, 72 persona u ndaluan 24 orët e fundit në Kosovë

Shkelën masat anti-koronavirus, 72 persona u ndaluan 24 orët e fundit në Kosovë, ku dje nisi faza e parë e lehtësimit me rihapjen e disa bizneseve dhe zgjerimin e orarit të lëvizjes së qytetarëve. Pjesa më e madhe e të ndaluarve janë nga Mitrovica e Jugut e Prizreni. Instituti i Shëndetit Publik iu bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë të respektojnë masat e distancimit fizik dhe të mbajnë maska mbrojtëse. Aktualisht, në Kosovë janë 855 raste me koronavirus, mes tyre 403 të shëruar e 26 viktima.