Zlatan Ibrahimovic nuk u kursye aspak në kritikat e tij ndaj trajnerit të kombëtares holandeze Ronald Koeman pas eliminimit të kësaj të fundit në raundin e 1/16 të finaleve të Botërorit 2026.
Nga studiot e Fox Sports, suedezi e tha qartë pa iu ardhur shumë rrotull fjalëve se Koeman është përgjegjësi i këtij dështimi të Portokallinjve
‘Kjo disfatë është përgjegjësi e Koeman-tha Zlatan Ibrahimovic-nuk e njoha Holandën që admiroj.Humbi duke propozuar një futboll që nuk ka asnjë lidhje me identitetin kësaj përfaqësuseje dhe kjo më zemëron. Mund të ndodhë që të humbasësh, por pa hequr dorë nga principet e tua, sepse është pikërisht kjo që përkufizon një skuadër’.
Por suedezi nuk e la me kaq, përkundrazi e shtoi dozën e kritikave të tij kundrejt trajnerit holandez
‘Ishte e qartë se futbollistët nuk ishin komodë, nuk kishin kontrollin e ndeshjes-shtoi Ibrahimovic-e kishin të vështirë të bëheshin të rrezikshëm. E konsideroj Koeman totalisht të papërshtatshem. Koeman dukej si një trajner italian që luante për të mos humbur, ndërsa Holanda luan gjithnjë luan për të fituar’.