Holanda lëshoi një paralajmërim të qartë për shqiptarët që përdorin territorin e saj për të kaluar ilegalisht në Britaninë e Madhe. Në një video në shqip shpërndarë nga ambasada holandeze në Tiranë, Ministri për Drejtësinë dhe Sigurinë Mar Harbers u kërkon klandestinëve, të mos e ndërmarrin këtë nismë, pasi do të kapen dhe do të kthehen mbrapsht, në vendet e origjinës. Shqiptarët kalojnë nga Holanda për të hyrë në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar.
“Ne kemi shumë probleme me të huajt, shumica janë shqiptarë, por ndonjëherë ka edhe nga vendet e tjera. Janë njerëz që kërkojnë një jetë më të mirë dhe që përpiqen të hipin në ndonjë kamion që hipën në traget.
Unë kam parë këtu sot se si të gjithë aktorët vendorë, duke përfshirë xhandarmërinë, policinë, bashkinë dhe oficerët investigativë, bashkëpunojnë së bashku për të parandaluar që kjo të ndodhë. Këtu ka qenë një fushë me misër të gjatë, por nuk do të jetë më, kështu që shanset për t’u fshehur janë shumë të vogla.
Me shpresën se do të përfundojnë në Angli. Por kjo sigurisht që nuk është një gjë e dëshirueshme. Mos e bëni këtë, shansi që ju të arrini në Angli është gjithnjë e më i vogël ndaj mos investoni të gjitha paratë tuaja tek trafikantët e qenieve njerëzore. Këtu do t’ju kapin dhe do t’ju kthejnë mbrapsht me avionin e radhës, sa hap e mbyll sytë’, thotë Harbers.