Mijëra shkencëtarë, aktivistë dhe politikanë mblidhen sot në Amsterdam të Holandës për një konferencë 4-ditore kushtur luftës kundër HIV/AIDS-it. Mes pjesëmarrësve janë dhe ish-presidenti amerikan Bill Clinton, Princi Harry dhe këngëtari Elton John. Kombet e Bashkuara japin alarmin se numri i të prekurve nga virusi HIV po rritet në shumë vende, sidomos në Europën Lindore dhe Azi.