Rajoni

Hoti: Nuk është koha për ndarje e shkëmbime territoresh!

Opozita në Kosovë nuk është e gatshme për shkëmbimin e territoreve me Serbinë. Kreu i Grupit parlamentar të LDK, Avdullah Hoti kërkoi që marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin të sigurojë njohje të ndërsjellë dhe ruajtje të karakterit unitar të Kosovës. Hoti tha se presidenti Hashim Thaçi dhe qeveria aktuale nuk kanë legjitimitet për të drejtuar bisedimet me Serbinë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja.