Film & Tv Showbiz

Hulk Hogan ndërron jetë në moshën 71-vjeçare, Netflix pritet të publikojë dokumentar për jetën e tij?

Legjenda e mundjes, Hulk Hogan, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 71-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak në Clearwater, Florida. Lajmi u konfirmua këtë javë ndërsa ai ishte duke punuar për një dokumentar që pritet të transmetohet në Netflix.

Projekti, i realizuar në bashkëpunim me WWE dhe i nisur në vitin 2024, përfshin mbi 20 orë intervista me vetë Hogan dhe më shumë se 30 orë material filmik. Dokumentari ka për qëllim të rrëfejë jetën dhe karrierën ikonike të yllit të mundjes, brenda dhe jashtë ringut.

Pas vdekjes së tij, produksioni është duke rishikuar disa pjesë të dokumentarit, ndërsa WWE ka paralajmëruar një homazh special për të gjatë eventit të “Smackdown” të premten.

I lindur si Terry Bollea, Hulk Hogan u bë një nga figurat më të njohura në historinë e mundjes, duke ndikuar në shndërrimin e saj në një fenomen global dhe duke inspiruar emra si The Rock dhe John Cena.

Dokumentari drejtohet nga regjisori Bryan Storkel dhe prodhohet nga Words + Pictures. Netflix ende nuk ka bërë të ditur datën e publikimit.