Gossip Showbiz

“Humba 3 milionë dollarë, por…” Zara Larsson flet hapur pas polemikës në TikTok!

Zara Larsson ka zbuluar se ka humbur një marrëveshje të madhe prej 3 milionë dollarësh (rreth 2.7 milionë euro), pasi një shaka e saj për abortin në TikTok shkaktoi reagime të forta në rrjet.

Këngëtarja 28-vjeçare reagoi pa hezitim ndaj kritikave, duke theksuar se nuk ka asnjë pendesë për qëndrimin e saj dhe se parimet personale janë më të rëndësishme se çdo kontratë financiare.

Shakaja për abortin… ishte shumë qesharake, meqë ra fjala. Por po, humba një marrëveshje prej 3 milionë dollarësh

-u shpreh ajo.

Artistja shtoi se nuk do të pranonte të bashkëpunonte me një markë që nuk ndan të njëjtat vlera me të.

Nëse nuk jeni dakord me mendimin tim që gratë duhet të kenë akses në abort, apo që mund të bëjmë një bisedë edhe me humor për këtë temë, atëherë nuk jemi të destinuar të jemi partnerë

-tha Larsson.

Pavarësisht humbjes financiare, këngëtarja theksoi se mbetet e palëkundur në bindjet e saj, duke treguar se për të, autenticiteti dhe qëndrimi personal kanë më shumë peshë sesa përfitimi ekonomik.