Showbiz

Menaxherja e Zara Larsson: Ju tregoj të vërtetën e tmerrshme të një turneu

Menaxherja e Zara Larsson ka zbuluar të vërtetën e ashpër se si është jeta e një ylli popi në një turne.

Në një intervistë të dhënë së fundmi, Sarah Grill, ka folur rreth sfidave të një turneu, duke thënë: “Shumë njerëz nuk e dinë se sa e vështirë është të jesh në një turne, i cili është në zona të ndryshme. Ti ndodhesh pranë njerëzve që nuk i ke zgjedhur për të qënë aq pranë pasi familja dhe miqtë janë njerëzit që ne kemi zgjedhur”.

“Papritur ti je i rrethuar nga njerëz që kurrë nuk i ke takuar në jetën tënde dhe duhet ti konsiderosh si familjen tënde. Duhet të përdorësh tualetet e autobuzit ose gjëra që janë shumë personale që duhet t’i ndash me persona të moshave të ndryshme”.

Menaxherja ka vijuar më tej duke thënë: “Të gjithë mendojnë që ne shëtisim dhe argëtohemi por ata harrojnë që kjo është një punë e vërtetë dhe kjo është mënyra se si njerëzit paguhen”.

“Nuk jemi në mes të rrugës sepse dëshirojmë të dehemi apo të bëjmë qejf çdo natë. Shumë njerëz nuk e respektojnë punën tonë pasi sipas tyre në jemi pjesë e industrisë së muzikës për të bërë qejf”.