Gossip Showbiz

Zara Larsson kritikon Katy Perry-n? “Ka plot të tjerë…”

Në një intervistë të fundit për revistën “Rolling Stone”, këngëtarja e njohur suedeze Zara Larsson ka folur hapur kundër artistëve që zgjedhin të punojnë me producentin e kontestuar Dr. Luke. Deklaratat e saj erdhën pasi Katy Perry vendosi të bashkëpunojë sërish me të për albumin e saj më të ri, të titulluar “143”.

Jam si… pse? Ka me mijëra producentë të tjerë. A është kaq e domosdoshme rikthimi i tij?

-është shprehur Larsson, duke shfaqur hapur dyshimet e saj për vendimin e disa artistëve që i hapin sërish dyert Dr. Luke në industrinë muzikore.

Këngëtarja shtoi se nuk e sheh të arsyeshme të punojë me të dhe theksoi rëndësinë e mbështetjes së grave në muzikë përmes veprimeve konkrete:

Çfarë do të sillte ai për mua ose për ndonjë tjetër? Mendoj se mbështetja e vërtetë shihet në veprime – duke zgjedhur të punosh me gra dhe t’u japësh atyre mundësi pune. Kjo ka më shumë peshë sesa të shkruash një këngë me mesazh feminist me dikë që nuk përfaqëson vlerat e barazisë.