Gruaja me gojën më të madhe në botë tregoi së fundmi për komentet që merr nga njerëzit. Samantha Ramsdell njihet nga Guinness si gruaja me gojën më të madhe në botë. 33-vjeçarja pretendon se është në gjendje të konsumojë direkt për pak sekonda një sanduiç dhe një mollë të tërë në gojën e saj.
Goja e saj mund të hapet deri në 6.52 centimetra. Samantha shprehet se: “Më pyesin se çfarë nuk shkon me fytyrën tënde?”. “Isha gjithë kohës e pasigurt dhe gjithmonë kisha grim në buzë për ta bërë gojën të dukej më e vogël”-theksoi ajo.
“Tani, njerëzit më thonë se jam e shëmtuar dhe e neveritshme çdo ditë, si dhe pyesin: “A është ky një filtër?”. Por midis atyre komenteve ishin edhe disa mjaft interesante si për shembull njëri që i kishte thënë se dentisti me siguri të adhuron. Një tjetër i tha se me siguri i dashuri yt është personi më i lumtur me ty.