I dërguari i posaçëm i SHBA Steve Witkoff do të vizitojë Rusinë dhe pritet të takohet me presidentin Vladimir Putin këtë të premte, raportoi Axios.
Ky do të jetë takimi i tretë mes tyre, i cili zakonisht lidhet me zhvillimet kryesore në marrëdhëniet SHBA-Rusi dhe bisedimet për Ukrainën.
Zhvillimi vjen një ditë pas marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve SHBA-Rusi, e cila përfshinte lirimin e balerinës Ksenia Karelin, e cila kishte dy shtetësi amerikane dhe ruse, dhe mes raporteve për zhgënjimin në rritje të Presidentit të SHBA Donald Trump me refuzimin e Rusisë për t’iu përmbajtur kushteve të armëpushimit.
Witkoff, u shpreh optimist më 23 mars para takimit të nivelit të lartë në Arabinë Saudite që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, dhe tha se ai beson që presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron t’i japë fund konfliktit trevjeçar.
“E ndiej se ai dëshiron paqe”, tha Witkoff për Fox News.
Delegacioni amerikan pritet që më vonë gjatë së dielës të takohet me zyrtarët ukrainas në Arabinë Saudite për mundësinë e një armëpushimi të pjesshëm mes Ukrainës dhe Rusisë. Zyrtarët amerikanë dhe rusë më pas të hënën do të takohen, po ashtu, në Arabinë Saudite.