E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë balerina Frenki Ziaj. Ajo ka komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5″…
Cilët nga banorët nuk të pëlqen?
Rogerti për mua, është shumë antipatik. Është e keqja e domosdoshme e asaj shtëpie, i duhet, po i sjell rrotull, i çmend. Por është antipatik në mënyrën se si shprehet, në mënyrën se sa agresiv është, përsëritës. Loja nuk është gjithçka, prandaj në mendimin tim nuk do të doja që loja të ishte gjithçka. Prandaj dhe dy versionet e mia të banorëve që pëlqeja ishte Stenaldo që po tregoj jetën e vet dhe Kristi që është lojëtar, strateg, me atë qetësinë e ver mirë e bukur. Nuk e marr dot seriozisht Rogertin. Rogerti do shkojë deri në njëfarë pike të lojës, deri sa i duhet shtëpisë dhe ta nxjerrin jashtë dhe aq. Nuk e mendoj afatgjatë. Nëse ai do që të krahasohet me Luizin, nuk krahasohet dot gjallë në botë. Luizi nuk ishte aq agresiv sa Rogerti. Luizi kishte edhe humor. Rogerti çfarë humori bën aty? Përveç se të lodh dhe ka atë zëein antipatik. Antipatik, kjo e definon Rogertin.