Live From Tirana

“Po e bezdis goxha bukur”/Frenki Ziaj: Mateos i ka ngelur pika tek Brikena, ka shumë pak djem si ai!

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë balerina Frenki Ziaj. Ajo ka komentuar më shumë mbi ngjarjet e ndodhura së fundmi në “Big Brother VIP 5″…

Si e sheh dyshen Brikena-Mateo?

Mateo më duket si një djalë që i ka mbetur pika tek Brikena. Duke qenë se si ka funksionuar para 4 vitesh, ndoshta nga pjesa e familjarëve të Brikenës është detyruar që ta shkëpusë për të mos e bezdisur më atë vajzë. Tani po e ‘bezdis’ në “Big Brother”, por e bezdis goxha bukur. Mua më pëlqen mënyra se si ai e respekton atë, pa e vënë në siklet. E mirëkuptoj. Ka shumë pak djem si Mateo. Mua në pëlqen ky lloj ngacmimi. Është djalë që nuk po lodhet, po vazhdon, brenda kornizave të etikëa dhe mirësjelljes dhe xhentilesës. Brikenës duket sikur po i pëlqen kjo gjë, sepse ka filluar dhe i afrohet. Mendoj se ka filluar ta vlerësojë. Ndoshta po e vlerëson si shok, deri tani. I jep llogari si shok dhe mendoj se deri këtu është OK. Më vonë mund të avancojë më tepër.