Aktualitet

I mbijetoi atentati me tritol, Preng Gjini flet nga spitali: Nuk jam në hasmëri

I mbijetuari i atentatit me tritol të tre ditëve më parë në Tiranë, Preng Gjini foli për hetuesit nga Spitali i Traumës ku iu nënshtrua ndërhyrjeve kirurgjikale. 51-vjeçari, vëllai i të cilit u vra një vit më parë në Rrëshen, deklaroi se nuk ka hasmëri dhe se nuk ndihej i kërcënuar. Gjithashtu, Gjini tregoi për lëvizjet në Tiranë para shpërthimit në makinën që drejtonte. Ndërkaq, vazhdojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes që shkaktoi panik në kryeqytet.