Në dy qytete të vendit në Afganistan, protestues të shumtë kanë dalë nëpër rrugë e kanë ngritur flamurin qeveritar ndërsa talebanët i janë përgjigjur me breshëri plumbash. Trupa ushtarake besnike ndaj zv/presidentit Amrullah Saleh valëvitën në Luginën Panjshir flamurin e “aleancës kombëtare”, ligës së krerëve të luftës dhe politikanëve kundër ekstremistëve talebane.
Tubues të shumtë dolën nëpër rrugë dhe në qytetet Xhalalabad dhe Khost. Shumë prej tyre ishin studente që nuk pranojnë t’i binden talebanëve e kanë hequr emblemën e grupit ekstremist nga sheshet qendrore duke e zëvëndesuar me flamurin kombëtar. Së fundmi “Fox News” ka raportuar se raprezalja ndaj grave ka nisur dhe një vajzë e re sipas rrjetit televiziv është ekzekutuar në mes të rrugës në Taloqan vetëm sepse refuzoi të mbante burka.
Rikujtojmë, se pas 20 vitesh pritje, talebanët kanë marrë sërish kryesimin e Afganistanit. Frika qëndron në rregullat strikte që ata do të vendosin, që prekin kryesisht gratë. Kur talebanët kanë qenë për herë të fundit në pushtet, gratë, nuk lejoheshin të dilnin vetëm nga shtëpitë, të dilnin në rrugë të zbuluara apo të shkollohen.
Ndërkaq, ditën e djeshme talebanët kanë qëlluar me armë zjarri ndaj civilëve në qytetin Jalalabad. Sipas mediave të huaja, si pasojë kanë mbetur të vdekur 2 persona. Mësohet se qytetarë të shumtë janë mbledhur në rrugët e qytetit dhe kanë protestuar kundër qeverisë së re.
Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump sa i përket të gjithë kësaj situate i ka kërkuar Joe Biden-it të japë dorëheqjen. Trump ka deklaruar se ajo çfarë Biden ka bërë në Afganistan kohët e fundit është legjendare dhe situata aktuale është një turp.