Zjarr në një banesë në lagjen nr.13 të Korçës, një grua e moshuar ndërroi jetë nga asfiksia. Viktima është identifikuar si shtetasja Fluturie Potka, e cila ishte e paralizuar dhe jetonte e vetme. Sipas informacioneve të para, dyshohet se flakët erdhën si pasojë e jorganit me korrent që përdorte 73 vjeçarja.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 15.01.2026, rreth orës 09.10, në lagjen nr. 13, Korçë, ka rënë zjarr në banesën e shtetases F.P., rreth 73 vjeçe, e cila si pasojë e asfiksisë, ka ndërruar jetë.
Shërbimet e policisë dhe të zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit dhe për të bërë dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.