Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda rrëzoi dënimin me burgim të përjetshëm të Dritan Dajtit, i akuzuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë në vitin 2009 në Durrës. Apeli i Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Dajtit për gjykim të shkurtuar, duke e dënuar atë përfundimisht me 25 vite burg. Dritan Dajti prej vitit 2009 qëndron në paraburgim, ndërsa seancat në ngarkim të tij janë zvarritur vazhdimisht. Teksa ka kaluar 10 vite në qeli, atij i mbeten edhe rreth 15 vite burg për të kryer dënimin.