Taksa java e kaluar ka qenë e ngjeshur me lajme për atë që quhet si çështja “Gërdeci”, kur Gjykata e Lartë ka dërguar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) dosjen arkivore duke e marrë Fatmir Mediun të pandehur dhe më pas rekursi i vetë ish-ministrit të Mbrojtjes, ky i fundi ka dalë në një konferencë për mediat.
Mediu e konsideroi kërkesën e SPAK dhe vendimin e Apelit të GJKKO si akte në kundërshtim me Kushtetutën, duke theksuar se çështja për tragjedinë e Gërdecit është hetuar një herë dhe se ka patur edhe të dënuar.
“Kërkesa e SPPAK dhe vendimi i Apelit të GJKKO janë akte në kundërshtim me Kodin Penal, Kushtetutën, Vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të gjykatës Europian për të Drejtat e Njeriut, Akte që nuk sjellin asnjë dobi për drejtësinë, krijojnë precendet të rrezikshëm për lirinë e të drejtat e njeriut. Këto shkelje nuk kanë për qëllim drejtësinë. Propaganda manipulative dhe keqinterpretimi i fakteve kanë krijuar perceptimin se Ministri i Mbrojtjes është përgjegjës për atë ngjarje. Nuk kam reaguar, por duket se i është krijuar terren çdo intriganti që të spekuloje. Janë fakte të pakundërshtueshme se nuk kam pasur asnjë lidhje direkte me ata që kanë zhvilluar demontimin në Gërdec. Nuk ka asnjë presion nga ana e ministrit. Të gjitha aktet kanë qenë pjesë e konsultimit të plotë me të gjitha nivelet. Pranë ministrit nuk është prezantuar asnjë shqetësim”, tha Mediu.
Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka dorëzuar rekursin në Gjykatën e Lartë ku kundërshton vendimin e Apelit të GJKKO për çështjen e Gërdecit.
Nga ana tjetër thekson se dosja “Gërdeci” është e nxitur politikisht pasi përmendet vetëm në fushata elektorale. Sipas tij, çështja u hap gjatë fushatës dhe u la pas fushatës.
Unë mendoj që vetë hetimi e ka provuar që Mediu nuk ka përgjegjësi me vendimin e VKM. MInistri është i detyruar të zbatojë vendimin. Në rast se nuk do të veproja me VKM, do të ishte shpërdorim detyre. Nga fakti që unë kam vepruar, besoj se kam bërë detyrën time si funksionar në atë kohë. Tërheqja ka qenë si akt moral në raport me atë që ka ndodhur. Dua t’ju them që çështja e gjykimit nuk është subjektive. Nuk mendoj se do kthehemi tek koha e drejtësisë popullore, por drejtësia në kodin e procedurës penale dhe çdo procedurë që niset me indicie paligjshmërie, nuk është drejtësi.
Ju mendoni që Mediu duhet të rrijë gjithmonë i proceduar? Nëse nuk do të kishte nisur SPAK në 2007 por në 2027, Mediu duhet të ishte i proceduar? Kam qenë 4 herë në Gjykatën e Lartë. Edhe kjo cështje është gjykuar në Tiranë dhe ka marrë formën e prerë në Gjykatën e Apelit por asnjëherë nuk i referohen këtij vendimi. Jam përpjekur të thellohem sa më shumë në ligjshmëri apo paligjshmëri. Fakti që kjo çështje është nxitur vetëm në fushata elektorale, tregon se ka interes politik. Fakti që u hap gjatë fushatës dhe u la pas mbarimit të fushatës, tregon se nuk ka lidhje me kodin e procedurës penale. Jam përpjekur të jem korrekt.