Aktori i njohur Jesse Metcalfe ka zbuluar se ndërhyrja e vetme estetike që ka provuar deri më tani është botoksi. Ai theksoi gjithashtu se nuk planifikon të shkojë përtej injeksioneve kur bëhet fjalë për ruajtjen e pamjes. Një herë vendosa pak botoks në ballë. Kur u ktheva në shtëpi, vetullat më ishin të pabarabarta dhe mendova: ‘Këtë nuk do ta bëj më kurrë’. Nuk kam asgjë kundër ndërhyrjeve jo-invazive, por nën bisturi nuk dua të shkoj, kurrë.
Edhe pse nuk i përjashton plotësisht operacionet plastike, themeluesi i markës NUTRL Skin shpreson ta ruajë sa më gjatë pamjen rinore në mënyrë natyrale. Dua të bëj gjithçka që mundem për të ruajtur elasticitetin e lëkurës përpara se të mendoj për diçka të tillë. Metcalfe pranoi gjithashtu se pamja e tij e freskët ndonjëherë i krijon vështirësi në karrierën e aktrimit.
“Është pak qesharake, por në njëfarë mënyre është edhe disavantazh, sepse njerëzit e moshës sime zakonisht marrin role më të pjekura, si role baballarësh. Unë ndonjëherë nuk dukem mjaftueshëm i madh, ndaj mbetem diku në mes, në një hapësirë të çuditshme ku nuk dukem në përputhje me moshën”, shpjegoi ai. Megjithatë, ai theksoi se pamja e tij ka qenë edhe avantazh në karrierë. “Kam qenë me fat në këtë industri dhe mendoj se njerëzit më besojnë kur bëhet fjalë për bukurinë dhe kujdesin e lëkurës, sepse shohin që dukem më i ri se sa jam në të vërtetë”, tha aktori.