Politikë

I refuzohet kërkesa për rivotimin e ligjit për teatrin, opozita largohet nga salla

Në Kuvend vijon seanca plenare, por pa praninë e Opozitës. Rreth një orë më parë, deputetët e saj u larguan nga salla. Shkak u bë refuzimi ndaj kërkesës së kreut të grupit demokrat Edmond Spaho lidhur me rivotimin e ligjit “Për Teatrin”. Sipas Spahos, “Në votim pati shkelje, një deputet votoi dy here”. Ai tha se “Nuk ka pse vidhen votat kur nuk është nevoja”. Spaho bëri të ditur se nëse nuk ka rivotim do të largohen nga salla. Pas kësaj deklarate, drejtuesja e seancës, Vasilika Hysi reagoi shkurtimisht duke i uruar “Ditë të Mbarë!”, deputetëve të Opozitës.