Autoritetet greke kanë identifikuar 61 nga 81 viktimat që shkaktuan zjarret e fillimjavës në periferi të Athinës. Deri të shtunën pritet të perfundojë procesi. Për të shmangur ngatërrimin, trupat e pajetë po iu nënshtrohen analizave të ADN-së. Pamjet me dron tregojnë zonën e rrënuar. Më shumë se 6 mijë prona janë dëmtuar, ndërsa mbi 1 mijë shtëpi dhe dyqane rezultojnë të shkatërruara.