Celebrities Film & Tv Gossip

Ilnisa Agolli: “Nuk flas më për lidhjet e mia…”

E ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio ishte Ilnisa Agolli moderatore dhe autore e emisionit “Flet” që pritet të fillojë më 26 Mars në Top Channel. Duke treguar disa nga detajet më të reja të këtij sezoni ajo nuk harroi që të komentonte edhe Reality Show-n më të ndjekur BBVIP. E pyetur në lidhje me jetën e saj romantike dhe personale ajo zgjodhi të përgjigjet kështu…

Pjesë nga biseda:

Lei: Ti Ilnisa je single?

Ilnisa: Shiko, unë nuk zgjedh më të flas asgjë nga jeta ime personale, diçka që ka ndodhur dhe u bë publike në një nga kompeticionet më të mëdha në Shqipëri, unë ndjej se nuk më ka penalizuar aspak disa shqiptarë vazhdonin dhe përmendnin një emër që në fakt nuk kanë pse. 

Lei: Nuk ka lidhje më…

Ilnisa: Të gjithë në jetën tonë kujtojmë ndonjë ish-lidhje në këtë rast është i vetmi njeri, që nuk mund të vijë në mend. Ndoshta se di, kështu që nuk zgjedh më asgjë. Edhe kur të kem një lidhje që të arrijë që pikë serioze ndoshta do të zgjedh ta bëj publike do të një ishull dhe do të bëj një ceremoni shumë të vogël dhe nuk do të postoj asgjë.