Gossip Showbiz

Rozana Radi ndërron jetë?! Artistja reagon ashpër! “Imagjino të isha…”

Së fundmi, në rrjetet sociale ka qarkulluar një lajm i pavërtetë që pretendonte se këngëtarja dhe moderatorja Rozana Radi kishte humbur jetën, duke shkaktuar konfuzion dhe shqetësim te ndjekësit e saj.

Postimi, i modifikuar për t’u dukur si një njoftim nga një faqe e njohur, u përhap me shpejtësi, por artistja reagoi menjëherë përmes llogarisë së saj në Instagram, duke e përgënjeshtruar lajmin.

Ajo publikoi pamjet e postimit të rremë në InstaStory dhe u shpreh me ironi për portalet që përhapin informacione të tilla, duke theksuar se disa faqe janë të gatshme të bëjnë gjithçka për klikime.

Këngëtarja ndau gjithashtu shqetësimin për pasojat që lajme të tilla mund të kenë te familjarët:

Imagjino të isha diku ku të mos kisha valë. Do ishin çmendur familjarët. Nuk e di si ju mban toka

-shkroi ajo.

Rasti i saj rikthen në vëmendje rrezikun e përhapjes së lajmeve të rreme dhe ndikimin e tyre, sidomos kur bëhet fjalë për shëndetin dhe jetën e figurave publike.