E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 5”, Ina Aderi. Ajo ka folur më shumë për eksperiencën e saj në këtë format, por duke u ndalur dhe tek disa detaje nga jeta e saj private…
Keijsi i ftuar në “Big Brother Radio” në TAR deklaroi se ai dhe Ina nuk janë më bashkë. Ndërkohë ditën e djeshme ka qarkulluar në rrjete sociale një video ku shihet Keijsi duke i bërë foto Inës në studion e “Big Brother Fan Club”. Ina ka folur për herë të parë lidhur me të vërtetën e marrëdhënies së tyre sot. Lexoni më shumë duke klikuar në këtë link.
Ke diçka që do t’ia thuash Keijsit sot që nuk ia ke thënë?
Mund t’ia kem thënë, mund të jetë nënkuptuar, por mund ta them prapë… Është vetëm një faleminderit shumë e madhe për çdo grimcë fryme, energjie, mbështetje, dashurie që ka bërë për mua brenda dhe jashtë programit.