India publikoi një listë që i heq shtetësinë 4 milionë njerëzve në shtetin veri lindor të Assamit. Bëhet fjalë për personat që kanë mbërritur deri më 24 mars 1971, një ditë para se Bangladeshi të shpallte pavarësinë. India thotë se procesi ka si qëllim të ndalë emigrantët e paligjshëm nga Bangladeshi. Por, ai ka ndezur edhe frikën e një gjuetie shtrigash kundër minoriteteve etnike në Assam.