Teksa në Shqipëri ka nisur rikthimi gradual i mënyrës sonë të jetesës, ekspertët u bëjnë thirrje qytetarëve të vijojnë zbatimin e masave me kujdes maksimal. Mjeku i njohur infeksionist Dritan Kalo shprehet se koronavirusi është ende në gjysmën e rrugës dhe nuk e ka shfaqur akoma tablonë e plotë të problematikave.Sipas tij nuk duhet nënvlerësuar kujdesi ndaj vetes, higjiena personale apo ushqyerja e shëndetshme.