Tech

Instagram më në fund do të lançojë një aplikacion për iPad!

Instagram ka lançuar për herë të parë një aplikacion të dedikuar për iPad, pas kërkesave shumëvjeçare nga përdoruesit. Deri tani, përdoruesit shfrytëzonin aplikacionin e iPhone-it ose versionin web, që nuk ishin të përshtatur për ekranet e mëdha. Aplikacioni i ri hapet automatikisht te Reels, ndërsa Stories shfaqen në krye dhe opsionet kryesore gjenden në një shirit anësor.

“Feed-i” ofron tre kategori: “All” me postime të rekomanduara, “Friends” për miqtë dhe “Latest” për renditje kronologjike. Përvoja është ridizenjuar posaçërisht për ekranin e madh, duke mundësuar leximin e komenteve anash videove ose hapjen e bisedave duke parë njëkohësisht listën e mesazheve. Aplikacioni është i disponueshëm për të gjitha iPad-ët me iOS 15.1 ose më të ri.

Disa ditë më parë, Meta lançoi një “hartë” në aplikacionin Instagram që përdor vendndodhjen e përdoruesve të llogarisë dhe i shënon ata në vendet ku ndodheshin kur publikonin postimet. Përdoruesit besojnë se kjo është një shkelje e privatësisë, ndërsa Meta thotë se nuk do ta ndajnë kurrë vendndodhjen e tyre. Vetëm pak ditë pasi Instagram prezantoi opsionin e ri të Hartës së Instagramit, rrjetet sociale u përmbytën me komente të përdoruesve, kryesisht negative, bazuar në shkeljen e privatësisë së tyre.

Ndërsa disa janë vetëm paksa të irrituar që Instagram po kopjon “Hartën e Snapchat” në vend që të lejojë burimin klasik me postime vetëm nga miqtë, të tjerë shprehin shqetësime serioze në lidhje me problemet e mundshme të privatësisë, doxxing dhe rreziqet e sigurisë, veçanërisht për viktimat e dhunës në familje ose njerëzit që mund të bëhen shënjestra të ndjekjes. Meta pretendon se kjo veçori është ekskluzivisht “opt-in”, që do të thotë se përdoruesit vendosin vetë nëse duan të ndajnë vendndodhjen e tyre aktive me miqtë e zgjedhur.