Aktualitet

INSTAT: “84% e shqiptarëve emigrojnë për mundësi punësimi”.

Arsyeja kryesore e largimit të shqiptarëve nga vendi është për “Mundësi punësimi”. Në këtë përfundim doli anketa e “Forcës së Punës 2017” e realizuar nga INSTAT-i. 84% e të pyeturve përmendën faktorët ekonomikë, si shtysë për të emigruar, ndërsa të tjera arsye lidhen me bashkimet familjare dhe studimet jashtë Shqipërisë. Anketimi gjeti se ikjen e planifikojnë dhe rreth 55% e personave me paga mujore nga 470  në 950 euro, si dhe më pak se 50% e atyre me paga nën 370 euro.