Bota

Inteligjenca artificiale në fokus të Trump, investim miliarda dollarë!

Presidenti amerikan Donald Trump do të investojë miliarda dollarë për të ndërtuar infrastrukturën e inteligjencës artificiale në SHBA.

Sipas raportit të CBS-së, OpenAI, Softbank dhe Oracle po planifikojnë një sipërmarrje të përbashkët që do të quhet Stargate. Drejtorët ekzekutivë të Softbank shumëkombëshe japoneze, Son Masayoshi, OpenAI Sam Altman dhe Oracle Larry Ellison pritet të shkojnë në Shtëpinë e Bardhë më vonë sot.

Drejtuesit e kompanisë do të ndajnë fillimisht 100 miliardë dhe më pas deri në 500 miliardë dollarë në programin Stargate për katër vitet e ardhshme.

Miratimi i shpejtë i teknologjisë së inteligjencës artificiale ka nxitur kërkesën për qendra të dhënash të afta për të trajtuar detyra më të avancuara se ato tradicionale.

Presidenti amerikan Donald Trump, pas betimit, dha disa premtime përpara të pranishmëve. Ai tha se SHBA do të ketë misione hapësinore në planetin Mars.

Trump shtoi se SHBA do të rikthejë lavdinë, duke shtuar ekonominë e territorin. Gjithashtu, Trump premtoi se SHBA do ta ketë ushtrinë më të madhe në glob.

Do të kemi ushtrinë më të madhe në botë. Do të jem paqebërës dhe unifikues. Pengjet në Lindjen e Mesme po kthehen tek familjet e tyre. Amerika do admirohet në të gjithë botën. Gjirin e Meksikës do ta bëjmë Gjiri i Amerikës. 36 mijë njerëz nga SHBA kanë humbur jetën duke ndërtuar Kanalin e Panamasë dhe Panamaja na ka premtuar se qëllimi i marrëveshjes është shkelur, anijet amerikane janë përballur me taksa.

Edhe Kina operon në Kanalin e Panamasë. Ne Kanalin ia kemi dhënë Panamasë e jo Kinës, e ne do e marrim sërish mbrapsht.  Është koha të veprojmë me kurajo, duke shkuar drejt një suksesi që nuk do pengohet, do i japim fund epidemive. SHBA do cilësohet vend që rrit sipërfaqen, rrit ekonominë. Do kemi misione hapësinore për në planetin Mars.

“Do të jemi një komb si askush tjetër. Fuqia jonë do t’i japë fund të gjitha luftërave,” tha Trump, duke theksuar angazhimin e tij për të sjellë stabilitet në një botë të trazuar.

Ai theksoi se fuqia dhe guximi amerikan do të rikthejnë respektin global ndaj vendit, duke e shndërruar Amerikën në një komb të adhuruar dhe të respektuar sërish.