Çelsi dhe PSG luajnë sot finalen e madhe të Botërorit të Klubeve, në turneun me formatin e ri të vendosur nga FIFA për aktivitetin që zhvillohet një herë në katër vite.
Pas largimit të Retegit drejt kampionatit saudit, një tjetër sulmues i Serisë A duket gati të ndjekë të njëjtën rrugë. Bëhet fjalë për Moise Ken.
Sipas informacioneve të fundit, Al Hilali ka kontaktuar direkt lojtarin përmes Simone Inzagit, duke i ofruar një kontratë luksoze prej 20 milionë euro neto në sezon për katër vite, që arrijnë në mbi 80 milionë euro totali.
Kjo ofertë është shumë e rëndësishme, sidomos duke pasur parasysh se Ken po bisedonte me Fiorentinën për rinovimin e kontratës në kuadër të projektit të ri të klubit, ku sulmuesi ishte në qendër të skuadrës, me një rritje të ndjeshme të pagës.
Ken ka një klauzolë largimi prej 52 milionë eurosh, e vlefshme për ofertat nga jashtë, që është aktive vetëm për disa ditë. Al Hilali është gati të paguajë këtë shumë për të siguruar shërbimet e tij.