Bota Tech

iPhone lidh SHBA dhe Kinën/ Pse është i vështirë “divorci” me prodhuesin e 80 përqind të iPhone?

SHBA-ja nuk do të mbetet peng i Pekinit, u zotua Donald Trump i cili pohoi se përjashtimi nga tarifat për telefonat inteligjentë dhe produkte të tjera teknologjike të importuara nga Kina mund të jetë afatshkurtër.

Washingtoni përjashtoi disa produkte nga tarifa 145% e vendosur importeve kineze, megjithatë, përmes një postimi në mediat sociale, presidenti amerikan u përpoq të tregonte se Amerika nuk i harron bilancet e padrejta tregtare”. Teknologjia kineze, sipas tij, do të vazhdojë të jetë subjekt i tarifave 20% dhe “thjesht po kalon në një fashë tjetër tarifore”. Zyrtarët kinezë i kërkuan më herët Trumpit “t’i anuloje plotësisht” taksat e importit, duke i kërkuar atij të ndërmarrë një “hap të madh për të korrigjuar gabimet e tij”. Shkëputja që ai pretendon të arrijë nga Kina, nuk është dhe aq e lehtë, sipas ekspertëve.

Gati 80% iPhone të destinuar për shitje në Shtetet e Bashkuara janë prodhuar në Kinë. Të dhënat nga analistët në Counterpoint Research theksojnë rëndësinë e vendimit të Donald Trump për të përjashtuar telefonat inteligjentë, kompjuterët dhe pajisjet e tjera elektronike nga taksat doganore reciproke, duke përfshirë tarifat 125% të vendosura për importet kineze. “Mendoj se më në fund, CEO-t e kompanive të mëdha të teknologjisë folën hapur e me zë të lartë dhe Shtëpia e Bardhë dëgjoi dhe kuptoi se ajo lëvizje do të kishte qenë një Armageddon i vërtetë”, tha për CNBC Dan Ives, kreu global i kërkimit teknologjik në Wedbush Securities.

“Është mjaft e vështirë për prodhuesit të ndryshojnë zinxhirët e furnizimit. Kostot e zëvendësimit janë tejet të larta”, shprehen analistët e tregut eksperti. Kthesa e Trump vjen pas shqetësimeve se çmimi do të pësonte një rritje të rrufeshme, me pasoja të mëdha edhe në Europë, sepse shumë nga këto pajisje dhe përbërësit e tyre prodhohen në Kinë.