Agjencia e lajmeve Tasnim e Iranit ka thënë se sulmi me raketa që sapo raportuam është një operacion i quajtur “Shpallja e Fitores”.
“Forcat e armatosura iraniane dhe Trupat e Gardës Revolucionare (Pasdaran), në një operacion të përbashkët, i kanë dhënë një përgjigje të fuqishme agresionit amerikan”.
Lajmi është bërë i ditur nga televizioni shtetëror i Teheranit, pas raportimeve për sulme nga Republika Islamike kundër bazave amerikane në Katar dhe Irak.
Burime ushtarake i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se sistemi i mbrojtjes ajrore është aktivizuar në bazën ajrore Ain al Asad në Irak.
Irani kishte kërcënuar më parë se do të hakmerrej kundër SHBA-së pas sulmeve në centralet e saj bërthamore gjatë fundjavës.
Zyrtarët amerikanë janë përgatitur për mundësinë që Irani të synojë objektet amerikane pas sulmeve të kësaj fundjave.
Një zyrtar i lartë amerikan i tha BBC-së se Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Mbrojtjes janë në dijeni dhe po i monitorojnë nga afër kërcënimet e mundshme ndaj Bazës Ajrore Al Udeid në Katar.