Irani ka sulmuar bazat amerikane në Katar, ndërsa shpërthime janë ndjerë në Doha. Irani ka sulmuar me gjashtë raketa një bazë amerikane në Katar.
Më herët Katari mbylli hapësirën ajrore, ndërsa DASH u bëri thirrje qytetarëve që mund të ishin në rajon të gjenin strehim të sigurtë.
Irani ka lëshuar një raketë drejt një baze amerikane në Irak!
Agjencitë e lajmeve Reuters dhe AFP raportojnë për shpërthime që dëgjohen mbi Doha.
Kjo vjen pas raportimeve të mëparshme nga mediat amerikane që thoshin se Irani po përgatitej menjëherë të qëllonte me raketa një bazë amerikane në Katar.
Në Katar është vendosur Baza Ajrore Al Udeid, baza më e madhe amerikane në Lindjen e Mesme, e cila shërben si seli e përparme për Komandën Qendrore të SHBA-së dhe akomodon afërsisht 10,000 trupa.
Irani e ka identifikuar bazën si një objektiv, tha një diplomat perëndimor për Reuters. Ai drejton operacionet ushtarake amerikane në një sipërfaqe të madhe territori që shtrihet nga Egjipti në perëndim deri në Kazakistan në lindje.
Reuters raportoi javën e kaluar se Pentagoni kishte hequr avionët nga baza ajrore pasi mund të ishte e ndjeshme ndaj sulmeve të mundshme iraniane.