Ai ka qenë i martuar me Britney Spears për vetëm 55 orë rreth 16 vite më parë.
Së fundmi Jason Alexander ka dhënë një deklaratë për median se ende ndjen shumë dashuri për këngëtaren e famshme dhe gjyqi me babain e saj është ai që po i mban larg.
Jason u intervistua ditën e kaluar në Los Angeles ndërkohë që këngëtarja 38-vjeçare gjendej në gjykatë për gjyqin me babain i cili mban kujdestarinë e saj prej vitesh tashmë.
Ish-bashkëshorti i Spears u shpreh se dëshiron ende të jetë pranë këngëtares dhe e mbështet atë plotësisht për të ndrejtën mbi këtë gjyq që e ndalon ta jetojë jetën ashtu siç ajo dëshiron.