Aktualitet

Ish-deputeti i PD-së, Dashnor Sula emërohet kryeinspektor i Përgjithshëm!

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, është emëruar kryeinspektor i Përgjithshëm.

Për pozicionin në fjalë ishte bërë shpallja e vendit vakant, ndërkohë që pas aplikimit të Sulës, ai pas konkurrimit, ka rezultuar kandidati i parë mes rivalëve të tjerë.

Emri i Sulës në këtë pozicion ishte përfolur më herët, ndërkohë që pas konkursit, ish-deputeti demokrat ka dalë i pari në renditje.

Sula ka një karrierë të gjatë politike dhe përfaqësuese në Kuvend, ndërkohë më herët në detyrën e Kryeinspektorit ishte Shkëlqim Hajdari.

Sula nuk u bë pjesë e listave të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 majit megjithëse u rendit i pari në primaret e organizuara.

LEXO EDHE: U kap me mbi 160 mijë euro të falsifikuara dhe një makinë të vjedhur! Përfundon në pranga 19-vjeçari në Shkodër!

Ai kritikoi ashpër drejtuesit e partisë, duke i cilësuar edhe si shkaktarët kryesor të humbjes së opozitës dhe dhurimit të mandatit të katërt për kryeministrin Rama.

Sula nuk është i vetmi ish deputet demokrat që është ftuar nga maxhoranca për të marrë një pozicion drejtues.

Pak kohë më parë ishte edhe ish-deputetja tjetër Zheni Gjergji, e cila u emërua Drejtoreshë e Spitalit të Elbasanit.

LEXO EDHE: Vdekja e 3-vjeçarit Brian Spahiu/ Prokuroria dërgon në gjyq 7 persona, mjeku dhe e bija akuzohen për vrasje nga pakujdesia!