Dita para ndeshjes së kthimit kundër Barcelonës në Ligën e Kampioneve nuk ka qenë e qetë për sulmuesin e Interit, Markus Turam. Ish-e dashura e tij, modelja dhe aktorja e filmave për të rritur, Sharlot Lavish, ka publikuar në rrjetet sociale një video të periudhës kur ishte partnere e futbollistit, duke e akuzuar për dhunë ndaj saj.
LEXO EDHE: Dileta Leota nuk pyet për ujin e ftohtë në plazh, forma perfekte me bikini! (VIDEO)
Ajo ka postuar video të ngjarjes së ndodhur në vitin 2022, kur ajo pretendon se është mbajtur peng në shtëpi nga futbollisti i cili asokohe luante ende me Borusia Mynshengladbah. Ajo tregon në video ngjarjen se si ai i kishte marrë pasaportën, pretendon se e kishte kapur me forcë duke i shkaktuar edhe shenja, si dhe kishte tentuar që ta paguante që të mos fliste, derisa kishte ndërhyrë policia.
VIDEO
Aty ajo tregonte gjithë historinë, që nga udhëtimi nga Amsterdami për ta takuar, si kishin qenë bashkë në shtëpi, apo edhe faktin se policinë e kishin thirrur komshinjtë që dëgjuan ulërimat e saj.
LEXO EDHE: Sulmuesi i Francës lë grumbullimin e kombëtares, mungon në Nations League!
Videoja e publikuar prej saj në TIkTok ka bërë xhiron e rrjetit, edhe pse bëhej fjalë për një ngjarje të disa viteve më parë, për të cilën ajo fliste më në fund publikisht vetëm tani që sulmuesi është në qendër të vëmendjes.