Bota

Ish-këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Administrata është në kaos!

Ish-Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Trump, John Bolton, i përshkruan ngjarjet e ditës sot në SHBA si “kaos” që të kujton mandatin e parë të presidentit.

 “Kjo është shumë e pazakontë”, tha Bolton për BBC-në, duke komentuar mbi propozimin e Waltz për të kaluar nga siguria kombëtare në OKB.

Bolton ishte këshilltari i sigurisë kombëtare me shërbimin më të gjatë nën Trump, duke dhënë dorëheqjen pas më pak se dy vitesh në vitin 2018.

Ai tha se rrëmuja e atij mandati të parë po “depërton në mandatin e dytë menjëherë pas 100 ditëve të para”.

I dërguari i Lindjes së Mesme, Steve Witkoff, emri i të cilit po përflitet si një zëvendësim i mundshëm për Waltz në planin afatgjatë, gjithashtu “nuk di asgjë” për çështjet kryesore të politikave, shtoi Bolton.

“Jemi këtu për të festuar 100 ditët e para më të suksesshme të çdo administrate. Dhe ky është vetëm fillimi, nuk keni parë asgjë ende.”

Kështu mendon Donald Trump për veten e tij, dhe në fakt kështu e nisi tubimin e mbrëmshëm në Michigan, me të cilin shënoi fazën e parë të mandatit të tij të dytë.

Në vend të një fjalimi politik, ai mbajti një tjetër tubim, si qindra të tjerë gjatë fushatës zgjedhore. Ai renditi një listë premtimesh që pretendon se i ka mbajtur, dhe premtoi se do të vazhdojë të veprojë në të njëjtën mënyrë, si kur tha se kompanitë që nuk do t’i rikthejnë fabrikat dhe vendet e punës në SHBA “do të masakrohen”.