Bota

Ish ndihmësi i Trump në gjyq për ndërhyrjen ruse në zgjedhje

Paul Manafort do të bëhet i pari ndihmës i Donald Trump, që do të dalë para gjykatës, për t’u përballur me një sërë akuzash të ngritura ndaj tij. Ish menaxheri i fushatës së presidentit amerikan akuzohet për mashtrim bankar dhe evazion fiskal, por në gjyq mund të dalin çështje edhe më të rëndësishme. Manafort është përfshirë edhe në hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane.