Celebrities Gossip Showbiz

Ish-partnerja e Sam Neill zbulon detaje prekëse! Gjendja e tij u përkeqësua…

Laura Tingle, ish-partnerja e aktorit të njohur Sam Neill, ka ndarë detaje të reja për ditët e fundit të jetës së tij, duke zbuluar se gjendja shëndetësore e yllit ishte përkeqësuar ndjeshëm rreth dy javë para ndarjes nga jeta.

Sipas saj, megjithëse aktori ishte shumë i sëmurë, familjarët dhe miqtë besonin se ai po rikuperohej, ndaj lajmi për vdekjen e tij erdhi si një tronditje e madhe.

It was an unlikely match when laidback actor Sam Neill found love with hard-hitting political journalist Laura Tingle. But the New Zealand movie star and the Australian ABC global affairs editor had a magical three-year romance in the twilight period of Sam’s long and illustrious life. On Monday, hours after news of Sam’s death at the age of 78, Laura, 65, shared a heartbreaking tribute to the man she still called a friend.
‘Sweet dreams, darling Sam,’ Laura wrote in her caption on Instagram, alongside a carousel of unseen images and videos of the couple during their very private relationship.

Edhe pse shkaku zyrtar i vdekjes nuk është bërë ende publik, Tingle dyshon se Neill mund të ketë ndërruar jetë si pasojë e një infeksioni të rëndë, ndoshta pneumonie, që përfitoi nga sistemi i tij imunitar i dobësuar.

Sam Neill kishte luftuar prej vitesh me angioimunoblastikun T-qelizor, një formë e rrallë e kancerit të gjakut. Vitin e kaluar ai kishte bërë të ditur se sëmundja ishte në remision dhe kishte folur hapur për betejën e tij në librin me kujtime të botuar së fundmi.


Lajmi për vdekjen e aktorit u konfirmua nga agjenti i tij, i cili bëri të ditur se Neill u nda nga jeta i qetë në gjumë, i rrethuar nga familja.

Aktori lë pas dy fëmijët e tij, Tim dhe Elena, si edhe bashkëshorten e tij, Maiko Spencer, ndërsa fansa dhe kolegë nga e gjithë bota kanë vijuar t’i bëjnë homazhe një prej emrave më të dashur të kinemasë ndërkombëtare.